Basania e nis me fitore kampionatin e sivjetem te kategorise se trete. Pak minuta me pare ka perfunduar edhe ndeshja e javes se pare te tij, ajo luajtur ne Kamez ndaj ekipit te Kinostudios te cilen e ka fituar me rezultatin 3-1.

Trajneri Fatjon Hasani e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Keita, Shema, Sidibe, Mani, Puka, Nikshiqi, Zagani, Shimaj, Zefi, Leka, Mila. Nderkohe ne pjesen e dyte ka aktivizuar edhe Limani, Hasanaj, Abdija dhe Canja.

Takimi ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per ekipin e Basanias i cili ka kaluar qe ne minuten e 19-te me ane te futbollistit Flori Leka. Por vetem 4 minuta me vone, Bajraktari do te barazonte per ekipin e Kinostudios dhe pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1.

Nje rezultat me te cilin futbollistet e Basanias nuk ishin dakord dhe per kete arsye kerkuan te reagojne menjehere dhe ia dalin. Ne minuten e 53-te do te ishte sulmuesi Albert Mila i cili do te kalonte ne avantazh skuadren e tij dhe po ky futbollist pak minuta me vone do te shenonte edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Basanian.

Ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej 3-1 ne favor te kesaj te fundit qe e nis kampionatin me nje trepikesh me shume vlere qe do ta ndihmoje ate per vazhdimesine. Siç eshte shprehur edhe vete trajneri Hasani, objektivi i vetem i Basanias kete sezon eshte ngjitja ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/