Beselidhja ende nuk dihet se kur do t’i nise pergatitjet, Terbuni pritet te startoje, Veleçiku javen tjeter, ndersa per Murlanin ende nuk ka asnje informacion. Keto jane te dhenat ne lidhje me pergatitjet e ekipeve te Veriut qe do te marrin pjese ne kampionatin e kategorise se dyte per sezonin e ri.

Por ne mes tyre tashme do te jete edhe Basania, risia e futbollit shqiptar. Ajo arriti te shpallet kampione e kategorise se trete dy muaj e gjysem me pare dhe si rrjedhoje ka fituar te drejten per t’u ngjitur nje kategori me lart. Dhe duket se kete pervoje te re e ka marre me shume deshire.

Ekipi prej gati dy javesh ka nisur stervitjet nen drejtimin e trajnerit Haris Lika dhe gjerat duket se po shkojne mire. Ne dispozicion te tij jane thuajse te gjithe futbollistet qe e mbyllen sezonin e kaluar, nderkohe qe ne ditet e ardhshme priten te tjera perforcime.

“Dite stervitje, vijojme me pasion” – shkruhet ne faqen zyrtare te kesaj skuadre pasditen e sotme. Basania ka qene shembull per nga menyra e funksionimit qe nga krijimi i saj dhe deri me sot dhe si rrjedhoje pritet qe sukseset e saj te vazhdojne.

Trajneri Lika eshte shprehur ne nje prononcim se objektivi i skuadres qe ai drejton eshte qe te jete ne mes ekipeve me te mira te kesaj kategorie, por qe gjithsesi kjo mbetet per t’u pare.