Eshte krijuar prej 3 vitesh e gjysem dhe ne fakt po funksionon ne menyre model. E kemi fjalen per “Basania Football Club” e cila gjate kesaj periudhe ka bere nje investim kolosal per ndertimin e Akademise, te ekipit te pare, por mbi te gjitha te infrastruktures te cilen pakkush tjeter e ka ne Qarkun e Shkodres si ajo.

Dhe ne fakt nuk ka qene e lehte. Gjithçka nisi me terrenin duke e riparuar dhe sjellë në kushte të mundshme për t’ u shfrytëzuar për sport. Pastaj u kalua tek infrastruktura mbështetëse dhe u bënë dhomat e zhveshjeve me banjo dhe dushe dhe gjithashtu dhomen e bazës materiale të nevojshme për stërvitje e ndeshje, ndërsa së fundi realizuan edhe dhomen e arbitrave me banjo e dush dhe gjithashtu edhe dhomen e delegatit të ndeshjes.

U realizuan edhe pankinat e ekipeve dhe delegatëve për ndeshjet. Puna vijoi me ndriçimin e fushës në mënyrë që fëmijëve t’u lihet e gjithë koha e nevojshme për arsimimin e tyre në shkolla. Për ndriçimin Basania FC ka kontratë të rregullt me OSHEE dhe çdo kilovat faturohet e paguhet nga ajo. Po ashtu, për ujin, kontratë të rregullt me ujësjellësin dhe gjithashtu faturohet e paguhet nga Basania FC.

Te gjitha keto behen me financimin e drejtuesve te ketij klubi dhe veçanerisht te presidentit Ermir Shimaj. Pyetja qe lind eshte se çfare roli luan pushteti lokal ne mbeshtetjen e Basania FC? Deri tani thuaj ZERO, ndonese e ka detyrim mbeshtetjen e sportit.

Kerkesa qe Basania FC ka patur deri tani ka qene ajo per nje tribune te mbulur te fushes ku i zhvillon ndeshjet sepse ne kushte atmosferike jo te mira sportdashesit nuk kane asnje kusht per t’i ndjekur ndeshjet ashtu si duhet. A mund te behet kjo gje nga Bashkia Vau Dejes? Sigurisht qe po, sepse edhe shuma qe duhet nuk eshte e paperballueshme. Mjafton vullneti. Perderisa vetem nje individ ka bere shume here me teper se kaq, Bashkia patjeter qe mund ta beje nje tribune te mbulur, madje jo vetem kaq, por mund te beje edhe me teper./SHKODRA-SPORT.COM/