Pavaresisht deklaratave se do te ishin nje ekip i forte dhe pretendent, Basania ne debutimin e saj ne kategorine e dyte tregoi jo pak dobesi dhe si rrjedhoje eshte mundur ne sfiden e pare ndaj Adriatikut me rezultatin 1-3.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores dhe nuk ka shkuar ashtu si duhet per skuadren e drejtuar nga trajneri Haris Lika. Ndonese me mungesa, ku binin ne sy ato te sulmuesit Mila dhe mbrojtesit Shema, ky nuk eshte justifikim per paraqitjen jo ne lartesine e duhur ne kete perballje.

Ajo ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme sepse Basania ka pesuar gol qe ne minuten e 11-te kur Hasani ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Marku. Pritej reagimi i miqve nga Bushati dhe ndonese rastet u krijuan, gol nuk pati. Madje, si per t’i perkeqesuar gjerat, vendasit do te shenonin ne minuten e 36-te edhe golin e dyte me te njejtin autor- Hasanin.

Megjithate dy minuta para fundit te pjeses se pare Egzon Shimaj do te rihapte ndeshjen duke shenuar per Basanian dhe si rrjedhoje ky 45 minutesh u mbyll me shifrat 2-1 ne favor te vendasve te Adriatikut. U prit qe ne pjesen e dyte te kishte serish nje loje ne rritje te miqve, por nuk ndodhi keshtu.

Pas nje goditje kendi, do te ishte Velaj qe ne minuten e 62-te do te shenonte golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje. 30 minutat e mbetura deri ne fund nuk do te dhuronin asgje tjeter interesante dhe si rrjedhoje i gjithe takimi u mbyll me fitoren 3-1 ne favor te Adriatikut.

Nje ndeshje qe duhet te sherbeje si mesim per trajnerin Lika dhe te gjithe futbollistet e Basanias te cilet duket se e kishin menduar te fituar ate perpara kohe, por ne fakt fusha e lojes tregoi tjeter gje./www.shkodrasport.com/