Basania ka marre sot fitoren e trete rradhazi ne kampionat dhe per momentin kryeson e vetme renditje pas javes se 9-te te kampionatit me 19 pike, por ne fakt dy ekipet e saj rivale, Prestige dhe Eagle ende nuk i kane luajtur ndeshjet e tyre.
Djemte e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj kane luajtur mesditen e sotme ne Kamez ndaj ekipit te Permetit dhe kane fituar ndaj tij me rezultatin e paster 3-0. Ne pamje te pare duket nje fitore e lehte, por ne fakt nuk ka qene keshtu.
Pjesa e pare e kesaj ndeshje, pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka prodhuar gola dhe 45 minutat e saj jane mbyllur me rezultatin 0-0. Edhe e dyta nis njelloj dhe trajneri i Basanias hedh ne fushe dy lojtare me pervoje si Egzon Shimaj dhe Soumah dhe loja merr rrjedhe te tjere menjehere.
Vetem tre minuta pas futjes ne fushen e lojes, Shimaj ka arritur ta dergoje topin ne rrjete duke zhbllokuar shifrat. 10 minuta me vone do te ishte braziliani me pasaporte gjermane Hoffman qe do te dyfishonte rezultatin ndersa ne shtese serish Shimaj do te shenonte dhe golin e trete, te dytin personal duke bere qe gjithçka te mbyllet me rezultatin 3-0.
Nje fitore qe vlen shume sepse e mban Basanian ne kreun e renditjes nderkohe qe gara behet çdo ndeshje dhe me e forte, por ajo eshte e pergatitur per ta synuar deri ne fund vendin e pare dhe ngjitjen nje kategori me lart./www.shkodrasport.com/