Pasditja e se shtunes do te dhuroje nje sfide shume interesante, pikerisht finalen e kategorise se trete. Perballe njera- tjetres do te jene skuadrat e Basanias dhe Memaliajt. Ndeshja do te startoje ne oren 16:00 dhe do te luhet ne stadiumin e qytetit te Vores.

Basania vjen ne kete finale si e para e grupit A, ndersa Memaliaj zuri te njejtin vend ne grupin B. Te dy keto ekipe e kane siguruar ngjitjen ne kategorine e dyte tashme ku dhe do te luajne ne sezonin e ri, por ne fushe eshte edhe nje trofe, ai i kampionit te kategorise se trete.

Sa i takon skuadres se Basanias, ajo e ka vijuar stervitjen edhe gjate ketyre dy javeve qe prej fundit te kampionatit. Trajneri Fatjon Hasanaj dhe te gjithe futbollistet duken te motivuar per te bere me te miren ne kete ndeshje dhe per t’u kthyer ne Bushat me kupe.

Ne fakt, pritet qe drejt Vores, ashtu si ne ndeshjen e fundit ndaj Arnises, te udhetojne shume tifoze nga Bushati dhe zonat perreth. Kjo sepse Basania tashme eshte kthyer ne krenarine e gjithe kesaj zone, me risite qe ka sjelle dhe mbi te gjitha me sukseset e arritura, ndonese ka vetem tre vite qe eshte krijuar.

Futbollistet e kesaj skuadre e kane bere te qarte prej ditesh se do te sakrifikojne shume ne kete ndeshje, me qellim e vetem per t’ia bere dhurate titullin kampion presidentit Ermir Shimaj, njeriut qe ka meriten e jashtezakonshme te gjithe kesaj çfare ka sjelle dhe prodhon ky emer: Basania./www.shkodrasport.com/