Dita e neserme ka dhuruar ne perballje shume interesante ne kategorine e dyte, ajo ne mes Gramshit dhe Basanias, sfide kjo e cila do te luhet ne oren 13:00 ne kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” te Elbasanit.

Dy skuadrat ndodhen ne pozita jo te mira ne renditje teksa ndajne vendet 10 dhe 11, me nje avantazh prej vetem nje pike ne favor te Basanias. Kjo do te thote se te dy ekipet do te tentojne me çdo kusht te marrin fitoren.

Megjithate ne pamje te pare, Basania do te ishte ndoshta e kenaqur edhe me nje barazim ngaqe luan ne transferte, por gjithsesi synimi eshte per te marre tre piket, ndonese drejtuesit dhe futbollistet kane vetem nje kerkese: Gjykim korrekt ngaqe ne sfidat e fundit jane ndeshkuar jo pak.

Por prej dites se sotme, skuadra qe perfaqeson Bushatin do te kete nje problem me shume sepse perpos portierit Fatjon Marku qe eshte pezulluar 15 jave nga Disiplina, tashme i duhet te beje edhe pa trajnerin Erjon Mani te pezulluar me 4 ndeshje. Kjo do te thote se ne sfiden ndaj Gramshit, skuadra do te drejtohet nga zevendestrajneri Mario Kola.

Gjithsesi kjo nuk perben asnje problem. Presidenti Shimaj pret nje paraqitje te forte te skuadres qe ai sponsorizon per te marre rezultatin qe deshirojne e per ta vazhduar disi me te qete kampionatin.(www.shkodrasport.com)