Ashtu siç pritej, Basania e ka patur shume te veshtire ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Ilirise kryesuese te luajtur ne fushen e kompleksit te ekipeve kombetare ne Kamez. Djemte e drejtuar nga trajneri Erjon Mani jane mundur me rezultatin 0-3, megjithate kjo humbje nuk perben tashme asnje problem per ta sepse objektivin e kane arritur.
Stafi teknik i Basanias ne kete perballje eshte mundur te beje edhe ndonje rrotacion ne formacion, megjithate ne fushe kuptohet qe ka qene Iliria ajo qe ka komanduar gjithçka. Ka qene minuta e 21-te kur rezultati eshte zhbllokuar me ane te sulmuesit shkodran Vildan Kaçubela i cili ka arritur te mposhte portierin Hasani.
Ndersa ne minuten e 30-te do te ishte Santiago Selmani ai qe do te dyfishonte shifrat per fushe- krujasit dhe si rrjedhoje pjesa e pare e kesaj perballjeje do te mbyllej me avantazhin 2-0 te Ilirise.
Ne pjesen e dyte nderkohe ka patur vend edhe per nje gol te trete dhe te fundit te shenuar nga Stafa ne minuten e 62-te dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me avantazhin e tre golave per skuadren e drejtuar nga trajneri lezhjan Dritan Smajli.
Iliria pas kesaj fitoreje vazhdon te kryesoje renditjen dhe eshte vetem 90 minuta larg arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare, ndersa Basania ndodhet ne vendin e 10-te me 20 pike te grumbulluara. Kujtojme se kampionati i kategorise se dyte do te mbyllet javen e ardhshme.(www.shkodrasport.com)