Pavaresisht perpjekjeve te bera, Basania nuk ka mundur te beje dot asgje perballe Luzit kryesues dhe si rrjedhoje eshte detyruar te pranoje nje tjeter humbje ne kampionat. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Luzit, vendasit kane fituar me rezultatin e paster 3-0.
Ne pamje te pare duket se Basania ka qene inekzistente ne fushen e lojes, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Madje nese kapiteni Shimaj do ta kishte kthyer ne gol 11-metershin e dhene ne favor te skuadres se tij, mbase do te kishim folur ndryshe.
Ndeshja ka nisur me gol per Luzin kur qe ne minuten e 9-te ka qene futbollisti Denis Hasa qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga portieri Hasani per Basanian. Po ky futbollist do te shenonte edhe nje gol te dyte ne minuten e 21-te dhe ne kete menyre ne pjesa e pare u mbyll me shifrat 2-0 ne favor te Luzit.
Miqte nga Bushati mundohen te reagojne ne pjesen e dyte dhe pas disa perpjekjesh, ne minuten e 60-te do te fitonin nje 11-metersh per pengim te parregullt ne zone te njerit prej lojtareve te saj. Ate e merr persiper ta ekzekutoje Egzon Shimaj por gjuajtja e tij eshte grushtuar nga portieri vendas.
Kaq ka mjaftuar qe futbollistet e Basanias te mos reagonin me dhe si rrjedhoje, Luzi do te shenonte edhe nje gol te trete ne minuten e 80-te me ane te futbollistit Xhika. Perfundimisht 3-0 per te.
Me kete fitore Luzi vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje me 32 pike, nderkohe qe Basania eshte serish me 10 pike dhe ne vendin e 10-te te renditjes./www.shkodrasport.com/