Basania e Fatjon Hasanit nuk ndalet. Mbremjen e sotme ajo ka arritur te marre edhe fitoren e trete ne kampionat dhe kryeson me merite renditjen me pike te plota 9. Ajo ka arritur te fitoje me rezultatin 4-1 ndaj Eagle Football ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit.

Ne fakt kjo perballje nuk ka nisur ashtu si duhet per skuadren e Basanias e cila ne minuten e 26-te u gjend ne disavantazh sepse Çibuku kaloi ne avantazh ekipin e Eagle. Por kjo zgjati vetem dy minuta sepse me pas do te ishte Arlendo Dodani qe do te barazonte shifrat.

Nderkohe ne fundin e pjeses se pare, pikerisht ne minuten e 42-te ka qene sulmuesi Albert Mila qe ka shenuar golin e dyte per Basanian dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur me shifrat 2-1 ne favor te saj.

Ne pjesen e dyte nderkohe ka nje dominim absolut te ekipit qe perfaqeson futbollin e Qarkut Shkoder ne kete kategori. Ne minuten e 76-te ka qene Egzon Shimaj qe ka shenuar golin e trete nderkohe qe Flori Leka ne minuten e 81-te do te shenonte edhe te katertin.

Perfundimisht 4-1 per Basanian qe merr tre pike me shume vlere ndaj nje ekipi qe vinte ne kete perballje me nje fitore dhe nje barazim dhe konsiderohej rival, por fusha e lojes tregoi tjeter gje.

Me fitoren e sotme, Basania ngjitet ne kuoten e 9 pikeve, po aq sa edhe ekipi lushnjar Arnisa. Ne javen e katert, ajo do te prese ne Bushat ekipin e Prestige./SHKODRA-SPORT.COM/


EAGLE FOOTBALL- BASANIA 1-4

Golat: Cibuku ’26/ Dodani ’28, Mila ’42, Shimaj ’76, Leka ’81

BASANIA: Keita, Zagani, Shema, Drabeja, Mani, Zefi, Dodani, Shimaj, Puka, Leka, Mila. Trajner Fatjon Hasani. U aktivizuan edhe Limani, Canja, Nikshiqi e Radohina.