Pas dy lojtareve nga Bregu i Fildishte qe i jane bashkuar prej fillimit te javes ekipit te Basanias, ditet e fundit pjese e saj jane bere edhe tre futbolliste te tjere. Ndryshe prej te pareve, keto jane futbolliste nga Shkodra dhe Kopliku te cilet njihen per vlerat dhe pervojen e tyre ne futbollin shqiptar.

I pari eshte ish- futbollisti i Vllaznise dhe i disa skuadrave te tjera, Alsid Tafili. Ai ka shume ndeshje mbi shpine dhe si rrjedhoje kete eksperience te madhe do ta vere ne sherbim te skuadres debutuese ne kategorine e dyte, per ta ndihmuar ate ne arritjen e objektivit.

Tjetri eshte sulmuesi Brilant Hasaj. Lojtari qe se fundi ka qene pjese e Murlanit, per sezonin e ri ka zgjedhur t’i bashkohet Basanias, me besimin se do te beje mire me lojen dhe golat e tij. Nderkohe qe futbollisti i trete qe eshte bere pjese e skuadres se drejtuar nga trajneri Haris Lika eshte mbrojtesi shtatelarte Ardit Hoxhaj.

Futbollisti koplikas ne sezonin e fundit ka luajtur me Terbunin dhe tashme ka vendosur te ndryshoje ambient, per kete arsye ka zgjedhur Basanian per te vazhduar karrieren e tij futbollistike. Me kete tre perforcime padyshim qe kjo skuader tashme eshte me e plote dhe me e vendosur per te ecur perpara.

Por nga ana tjeter, vete klubi i Basanias ka bere te ditur se ne stervitje prej pak ditesh me kete ekip eshte edhe nje sulmues nga Senegali, per te cilin te dhenat e para duken pozitive, por do te jene ditet ne vijim qe do te vendosin per fatet e tij nese do te qendroje apo jo tek kjo skuader./www.shkodrasport.com/