Per te disaten here ne kete kampionat, Basania edhe dje eshte ndeshkuar nga arbitrat. Te pakten keshtu pretendojne drejtuesit, stafi teknik dhe futbollistet e saj, te cilet madje keto pakenaqesi i kane shoqeruar edhe me prova dhe fakte qe sipas tyre vertetojne gabimet e njeanshme ne dem te tyre.
Keshtu ka ndodhur edhe dje ne ndeshjen ndaj Terbunit, kur ky i fundit ka barazuar ne minuten e 11-te shtese ne nje kohe qe arbitri kishte akorduar vetem 7 minuta kohe mbi ate te rregullten. Perpos kesaj, ka edhe nje gol te dyte te shenuar nga Ardit Hoxhaj qe duket mese i rregullt nga pamjet filmike qe vete klubi i Basanias ofron.
Gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar kete rast duke kerkuar edhe mendimin e lexuesve te saj nese ishte apo jo gol i rregullt dhe kuptohet qe shumica kane qene te mendimit se Basanias i eshte mohuar nje gol mese i rregullt. Ne kete mori komentesh, ka nderhyre edhe presidenti i ketij klubi Ermir Shimaj i cili ka lene nje koment shume te forte, duke akuzuar te gjithe ata qe po e ndeshkojne skuadren qe ai sponsorizon.
“Vazhdon turpi i arbitrimeve.
Rikujtojmë, arbitri Kadria që arbitroi në këtë ndeshje ishte i njëjti i cili akordoj golin e famshëm (30 cm pa prekur vijen e portës) të barazimit nga Sopoti vendas në ndeshjen e fundit të fazës së parë në Librazhd.
Veç golit inekzistent që na akordoi kundra, na u anullua edhe një gol i ngjashëm me këtë të sotmin që na u anullua.
Sot, nuk u mjaftua me kaq, por 3 herë shtesë mbi shtesa deri sa ja arriti t’i dhuronte barazimin ekipit të Tërbunit në minuten e 11-te pasi kishte përfunduar koha e rregullt.
Ky nuk është futboll, nuk është Fair-Play, është asgjë tjetër veçse Maskaradë e Maskarenjve”- shkruan presidenti i Basanias Ermir Shimaj.(www.shkodrasport.com)