Pas shume vuajtjesh e problemesh, vjen me ne fund nje moment i lumtur per ekipin e Basanias. Sot ka marre nje fitore me shume vlere ne transferte ndaj ekipit rival te Gramshit ne nje ndeshje me shume raste e gola dhe ne fund me nje rezultat 3-2 per miqte nga Bushati qe treguan se mund te bejne shume me mire nga sa kane bere deri tani ne kampionat.
Takimi i sotem i luajtur ne kompleksin “Shefqet Lamçe” te Elbasanit ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per djemte e drejtuar ne kete ndeshje nga zevendestrajneri Mario Kola (per shkak te pezullimit te trajnerit te pare Erjon Mani) te cilet kane arritur te shenojne qe ne minuten e 5-te me ane te kapitenit Egzon Shimaj.
Loja ka qene e kontrolluar prej tyre edhe ne minutat me tej, megjithate 10 minuta para fundit te pjeses se pare, ka qene Yameogo i cili pas ekzekutimit te nje goditje standarte, ka arritur te barazoje shifrat ne 1-1, por ne minuten e fundit te kesaj pjese do te ishte Rigers Xhahysa qe do te shenonte nje gol te bukur duke bere qe pjesa e pare te mbyllej me avantazhin 2-1 ne favor te Basanias.
Megjithate ne minuten e 59-te ka qene Xhelili qe ka kthyer serish barazpeshen ne fushen e lojes pasi ka ekzekutuar sakte nje 11-metersh te akorduar ne favor te skuadres se tij. Minutat me tej do te shoqeroheshin me nje loje te hapur ku nuk kane munguar rastet dhe me te shumte kane qene per miqte.
Gjithsesi duhej te vinte minuta e 88-te kur Daija pengohet ne menyre te parregullt brenda zones dhe arbitri i takimit do te akordonte 11-metersh per Basanian. Nga pika e bardhe do te gjuante saktesisht Taulant Nikshiqi duke shenuar golin e trete dhe te fitores per ekipin e tij qe ne kete menyre merr nje fitore me shume vlere ne shifrat 3-2.
Ne kete menyre pas javes se 15-te te kampionatit, Basania eshte ngjitur tashme ne vendin e 9-te me 14 pike duke treguar se ka potencial per te shkuar edhe me lart. Fitorja e sotme ne transferte ndaj Gramshit do u jape edhe me shume moral futbollisteve te kesaj skuadre, per te bere nje vazhdim sezoni edhe me te mire.(www.shkodrasport.com)