Nga Maringlen ZHIVANI

Basania po kalon momente jo të mira në kampionat, teksa ka pësuar humbjen e dytë rradhazi. Pasditën e djeshme, bushatasit kanë humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi me Besëlidhjen, ç’ka e rëndon akoma më shumë situatën tek Basania sa i takon pikëve në renditje.

Përballja me Besëlidhjen, e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Dytë, duhet thënë se nisi mjaft mirë për Basanian, teksa pjesën e parë e mbylli në avantazh të saj me golin e Lekës.

Megjithatë, në 45-minutat e pjesës së dytë, lezhjanët përmbysën rezultatin në 1-2, duke vulosur fitoren në favor të tyre. Skuadra jo vetëm që nuk po përfiton nga ndeshjet në shtëpi, por ato i janë kthyer në një problem më vehte.

Humbja ndaj Besëlidhjes ka lënë të pakënaqur tifozërinë bushatase, por në të njëjtën kohë edhe presidenti Ermir Shimaj, i cili nuk po e përjeton aspak mirë këtë situatë që po kalon ekipi i tij.

Aktualisht, Basania renditet në vendin e 10-të me 14-pikë, një më shumë sesa Gramshi i vendit të parafundit, pozicion ky që diskuton rënien nga Kategoria. Me këtë humbje, tashmë Basania e shikon veten në “zonën e ftohtë” të rënies nga Kategoria.(www.shkodrasport.com)

Basania-Besëlidhja 1-2

Golat: Leka 36’ / Marku (pen) 71’, 88’

Basania: Hasani, Nikshiqi, Nikaj, Hoxhaj, Shimaj, Vangeas, Daija (Barrozo 76’), Muhaj, Er. Curri, Leka, Hoxhaj (Karem 84’) (në dispozicion: Muçejani, Xhahysa, Em. Curri, Radohina, Abdelmeguid) Tr: Erjon Mani

Besëlidhja: Gjoka, Alçani, Ruqi, Kaçeli, Përlesi, Dedaj (Tatej 66’), Marku, Shabanaj (Fuçija 38’), Hajdëraj (Doku 58’), Vukaj, Allamani (në dispozicion: Hoxha, Dibra, Gjergji, Nikolli, Haxhia) Tr: Edmond Dalipi

Arbitër: Besnard Kaimi

Kartonë të verdhë: Hoxhaj 34’, Vanegas 61’ / Kaçeli 23’, Ruqi 64’