Pas disa javes vuajtjes, Basania rikthehet tek fitorja. E ka marre sot ne sfiden e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit ndaj Murlanit vendas me rezultatin e paster 3-0. Nje fitore pergjithesisht e lehte, ndonese vendasit u munduan te rezistojne.
Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 11-te kur kolumbiani Diego i ardhur ne ndihme te sulmit ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe ne kete menyre tek Basania moren fryme disi me lirshem.
Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll me kete gol ndonese rastet per kete ekip nuk munguan, madje pati edhe goditje shtylle, por topi nuk perfundoi serish ne rrjete.
Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte Rigers Xhahysa ai qe do te dyfishonte shifrat pikerisht ne minuten e 54-te. Pas nje krosi nga e majta prej kapitenit Shimaj, ai ka goditur sakte topin me koke duke e derguar ne rrjete. Nente minuta para fundit, do te ishte Flori Leka ai qe do te shenonte edhe golin e trete dhe ketu do te mbyllej gjithçka.
Basania me fitoren e sotme, u ngjit ne kuoten e 17 pikeve dhe ajo ndodhet ne kuoten e 17 pikeve duke lene pas vetes ekipet e Adriatikut, Gramshit dhe Murlanit.(www.shkodrasport.com)