“Basania Football Club” ka hyre ne vitin e katert te saj dhe pavaresisht veshtiresive qe ka kaluar rruges, drejtuesit e saj vijojne projektin e nisur per ta realizuar ate. Si rrjedhoje, nga sezoni ne sezoni ka edhe ndryshime si ne perberje ashtu edhe ne strukturen drejtuesve te saj.

Me kete Akademi kane punuar disa emra shume te njohur te futbollit shkodran dhe shqiptar, nderkohe qe se fundi rradhet e saj jane shtuar edhe me nje trajner tjeter. Behet fjale per Florian Lalen. Ky i fundit punon prej vitesh me ekipet e moshave te “Don Bosko” nderkohe qe sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin e te rriturve te Ades.

Por prej pak ditesh ai tashme eshte zyrtarizuar si trajner i moshave tek Akademia “Basania”. Lajmin e ka bere te ditur vete kjo e fundit permes faqes zyrtare te saj ku shkruhet:

“Bazuar mbi numrin e fëmijëve të regjistruar pranë akademisë Basania FC plotësuam edhe stafin e trajnerave. Gjejmë rastin ta falenderojmë prof. Flor Lala (Frroku) që ju përgjigj pozitivisht ftesës për të dhënë kontributin i tij pranë Akademisë sonë”.

Ajo qe vlen me se shumti perpos emerimit te Florian Lales tek “Basania” eshte rritja e numrit te femijeve te rregjistruar tek kjo Akademi dhe kjo tregon me se miri se aty punohet mire dhe prandaj prinderit vazhdojne t’i besojne femijet e tyre drejtuesve dhe stafit te trajnereve qe punojne tek “Basania”./SHKODRA-SPORT.COM/