Basania e Fatjon Hasanajt do te zhvilloje edhe nje tjeter “miqesore luksi”, e cila do te jete edhe e fundit per te ne prag te nisjes te fazes se dyte te kampionatit te kategorise se trete ku ajo merr pjese.
Diten e shtune ne ora 13:00 ne fushen sportive te Bushatit, ajo do te ndeshet me Terbunin e Pukes, skuader qe siç dihet merr pjese nje kategori me lart, pra ne ate te dyten.
Ne fakt, ndaj pukjaneve, Basania ka luajtur edhe ne ditet e para te janarit dhe ne “Reshit Rusi” u pat arritur rezultati 3-2 ne favor te Terbunit. Tashme ky eshte testi i dyte i ketyre dy skuadrave ku do te shihet edhe njehere gjendja e lojtareve.
Presidenti i Basanias Ermir Shimaj eshte munduar t’ia plotesoje te gjitha kerkesat stafit teknik dhe si rrjedhoje tashme nuk i ka mbetur gje tjeter vetem te behet gati per ndeshjet e kampionatit ku ka objektiv padyshim ngjitjen nje kategori me lart.
Miqesorja e se shtunes ndaj Terbunit, do te jete e katerta per kete ekip. Siç e permendem, e para ndaj kesaj skuadre u fitua nga pukjanet 3-2, e dyta u humb ndaj Beselidhjes 3-1, ndersa ndaj Veleçikut barazoi ne shifrat 1-1./SHKODRAS-SPORT.COM/