Topi i parë i kampionatit të ri për Vllazninë është shkelmuar nga ish- futbollisti i saj Çlirim Basha dhe duket se ka qenë i mbarë. Kuqeblutë arritën ta nisin me fitore kampionatin dhe gjërat pritet të marrin rrjedhë tjetër.
Vetë Basha pas ndeshjes nuk e ka fshehur emocionet e privilegjin e krijuara nga klubi shkodranë në atë shkelmim të topit të parë, teksa shpreson që të sjellë fat për këtë sezon.
– Basha si ju duk Vllaznia e këtij fillim sezoni?
-E kam shikuar si çdo takim të Vllaznisë edhe këtë takim me shumë emocion. Meqe mu dha rasti të takohesha me djemte para startit të takimit, i thashë edhe dy fjalë mbështetëse. I kam thënë vetëm që të vënë shpirtin në fushën e lojës se çdo kundërshtarë do ta ketë të vështirë për ta mundur apo edhe për të barazuar me ju në këtë stadium në Shkodër. Dhe djemte vunë shpirtin në fushë dhe dolën me tre pikë. E filluam mbarë.
-Sipas jush ishte një fitore e merituar?
-Mendoj se ishte tepër e merituar. Gjatë takimit kishin të dy skuadrat mundësi të mira për të shënuar, por mendoj se ne e kërkuam më shumë dhe e merituam plotësisht fitoren.
-Ku e shikoni Vllazninë këtë sezon?
-Mund të them se është ende heret për të folur. Skuadra ka ende për të bërë. Edhe në takimin e parë ekipi tregoj se ka vende për tu rikuperuar, por shpresoj se me kalimin e javëve skuadra do të konsulidohet më tepër.
-Nostalgji për shkelminim e topit të parë?
-Nostalgjia është krejt e natyrshme. Ishte një suprizë shumë e bukur për mua. Ishte një shans që mu dha nga drejtuesit e klubit. Prandaj dua që t’i falenderoj që të gjithë për këtë mundësi dhe për këtë privilegj që më kanë dhënë. Emocionet ishin të mëdha si atëherë kur isha pjesë e ekipit të Vllaznisë kampione në vitin e largët 1992. I uroj ekipit që të ketë sa më shumë suksese në këtë sezon të ri dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehet ashtu siç i takon ndër ekipet elitare të këtij vendi. Shpresoj që këtë vit të mos jemi sërish në atë vorbull që kemi qenë këto vitet e fundit për të rënë apo jo nga kategoria.