Merkatoja e gabuar që ka zhvilluar Vllaznia dhe për më tepër, mosvëmendja e duhur ndaj të rinjve, janë gjëra të parikuperueshme për të. Këtë mendim ka edhe njëri prej ish- futbollistëve të kësaj skuadre Çlirim Basha. Ai ka qenë pjesë e ekipit shkodran në sezonin 1991-92 kur ai shpallej kampion I Shqipërisë dhe gjen kohën të bëjë krahasimin mes dy periudha. Basha prej vitesh jeton në Gjermani, megjithatë lidhjet me Shkodrën dhe Vllazninë I ka të ngushta. Ndjek çdo ndeshje të saj, informohet çdo ditë çfarë ndodh me skuadrën e tij të zemrës dhe prandaj nuk e ka të vështirë të bëjë një analizë të ecurisë së deritanishme të saj.

“Ekipi nuk ka atë freskinë e duhur, në ecurinë e saj ka patur shumë luhatje. Lojtarët nuk janë konstant dhe nuk kanë stabilitet në paraqitjet e tyre nga ndeshja në ndeshje. Një skuadër për të qenë pretendente, duhet të tregojë sa më shumë stabilitet dhe meqë ajo nuk e ka atë, jo më kot ka zbritur në renditje”- ka thënë Basha. Ish- mbrojtësi I djathtë I Vllaznisë por edhe I kombëtares shqiptare, ndalet edhe në një tjetër aspekt që sipas tij çalon jo pak skuadra kuqeblu, pikërisht tek merkatoja.  “Të them të drejtën, që në momentin e merkatos kur kam dëgjuar se Vllaznia ka bërë 12 blerje, nuk kam qenë shumë dakord. Shkodra ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë futbollistë të rinj të talentuar. Mjafton që atyre t’u jepet besimi I duhur nga trajneri dhe skuadra përfiton shumë. Nuk është nevoja të merren 12 të huaj që në fund të sezonit pastaj u mbaron kontrata dhe ikin. Më mirë të rrezikohet pak dhe t’u besohet të rinjve shkodranë sepse pastaj edhe perspektiva është më e sigurtë me ta dhe përpos kësaj, krijon një brez lojtarësh për disa vite me rradhë”- shton Basha. Kur e thotë këtë, ai e ka një shembull që sipas tij, drejtuesit aktual të klubit shkodran duhet të ndjekin. Pikërisht Vllazninë e fillim-viteve ’90. Nëse ajo skuadër nuk do ishte shpërbërë nëpër Europë, ai hyn garant se ajo do kishte qenë të paktën për nja 5 vite rresh kampione e vendit. “Edhe në sezonin 1991-92 kur dolëm kampionë, mosha mesatare e ekipit ka qenë e vogël. Kemi qenë thuajse të gjithë futbollistët e rinj. Unë isha 20 vjeç, po ashtu edhe Bilali, Premçi, Noga, Bizi, Halili etj. Gjysma e ekipit ka qenë 20-21 vjeç dhe vetëm Dedja ishte më I madhi ndër ne, por kjo nuk na ndali që t’I shkatërrojmë të gjithë ekipet. Kemi mundur Tiranën 4-0, e po ashtu edhe të gjithë ekipet e tjera me rezultate bindëse. Në qoftë se nuk do kishim marrë rrugën e mërgimit, të jeni të bindur se ai ekip do kishte qenë edhe për 5 vitet e ardhshme kampion absolut I Shqipërisë. Përveçse ne ishim të rinj, pranë ekipit ofroheshin edhe lojtarë të tjerë të talentuar. Edi Martini ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka ardhur tek ekipi I parë. Brikeno Bizi diçka më I madh. Trajnerët e kishin ofruar Martinin sepse ishte I jashtëzakonshëm, ai ndonëse në atë moshë mund t’I fitonte I vetëm ndeshjet me talentin e tij, me teknikën, nuhatjen e jashtëzakonshme dhe gjuajtjet në portë. Edhe sot besoj se ka të rinj të tillë në Shkodër por atyre duhet t’u jepet dora dhe jo të blihen nga 12 futbollistë, gjysma e të cilëve pastaj rezultojnë të pavlefshëm”- thotë ish- mbrojtësi I djathtë I Vllaznisë kampione të para 20 viteve. Çlirim Basha ndërkohë, I pyetur në lidhje me çështjen e trajnerit I cili siç flitet edhe mund të shkarkohet, ka thënë: “Unë nuk e di pak a shumë si janë marëdhëniet e tij me lojtarët dhe me drejtuesit e klubit, por Vllaznia deri para 4 javësh ishte e dyta në renditje. Mendoj se nuk do ishte zgjedhja e duhur largimi I trajnerit në shumë drejtime, por në veçanti edhe se do t’I kushtonte klubit nga ana financiare”. Vetë Basha jeton në Gjermani dhe dëshiron që Vllaznia e tij të ndjekë një model, pikërisht atë të Borusias së Dortmundit. “Vllaznia duhet të ndjekë modelin e Borusias së Dortmundit besoj unë. Duke mbledhur lojtarë të rinj, ajo doli dy vjet rresht kampione e Gjermanisë sepse I dha shansin të gjithëve të luajnë dhe kjo rriti nivelin e skuadrës. Nëse Vllaznia nuk mund të matet nga ana financiare me Skënderbeun, Tiranën apo Flamurtarin, vetëm duke e ndërtuar ekipin në një mënyrë të tillë, mund t’ia dalë, prandaj ua sugjeroj drejtuesve të klubit, ta ndjekin këtë rrugë”- ka thënë në fund të prononcimit të tij ish-futbollisti I Vllaznisë Çlirim Basha.
Gjergj KOLA

-“Ëndërra ime, të jem një ditë trajner I Vllaznisë”
Ndonëse në moshën 41 vjeçare, Çlirim Basha, I cili ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe në Gjermani me ekipe të tilla si FV Speyer, ëaldhof Mannheim e Alemannia Aachen, vazhdon të luajë futboll, ndonëse në liga amatore. Ai e ka të vështirë të ndahet prej profesionit që ai të bëjë më mirë se gjithçka tjetër. Megjithatë, gradualisht mosha dhe shumë gjëra të tjera do ta detyrojnë të heqin dorë nga futbolli. Por vetëm nga ai I luajturi sepse Basha ka ndër mend të vazhdojë zanatin e trajnerit. “Kam marrë një liçensë të vogël që më lejon të punoj me fëmijët teksa kam filluar të punoj me një ekip moshash për momentin por në janar do të jem në Tiranë sepse do marrë liçensën për trajner. Pasi ta bëj këtë gjë, do kthehem në Gjermani të filloj punë tek ekipi im Alemannia Aachen por po jua bëj të ditur një ëndërr timen: Herët e vonë, dëshiroj që një ditë të jem trajner I Vllaznisë. Kuptohet që për momentin nuk jam gati as unë por nuk është as koha e duhur. Kam të njëjtën ide me atë që ka shprehur pak ditë më parë edhe Hysen Zmijani se nuk është koha e përshtatshme për ne që kemi luajtur jashtë, për të drejtuar në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, e them sërish, se ëndërra ime është ta drejtoj Vllazninë një ditë”-ka thënë ish-futbollisti I saj, I cili është pjestar I një familje që I ka dhëën shumë këtij klubi në vi