Shpeshhere keto vitet e fundit nuk ka patur bashkepunim mes drejtuesve te stafit teknik te ekipit te pare me ato te Akademise. Per rrjedhoje edhe gjerat nuk kane shkuar dhe aq mire.
Por kete sezon gjerat jane ndryshe. Trajneret e ekipit te pare, por edhe drejtori sportiv Djarmati jane shume te angazhuar per te qene edhe prane ekipeve te Akademise.
Ato moren pjese edhe ne seleksionimin e lojtareve te ekipit U19, por jo vetem kaq. Pritet qe bashkepunimi edhe ne te ardhmen te jete shume i frytshem.
Merite te madhe per kete ka padyshim edhe zevendestrajneri Elvis Plori. Rikthimi i tij tek Vllaznia po jep efektin e vet dhe ate e shohim shpesh edhe prane Akademise.
Kete e tregon edhe kjo foto e bere dy dite me pare kur ai ndjek miqesoren e ekipeve te 19 vjeçareve te Vllaznise dhe Tiranes, nen shoqerine e drejtorit teknik te Akademise Alban Neziri.
Nje bashkepunim i tille kuptohet qe do te jete ne te mire te Vllaznise sepse evidentohen qe heret lojtaret e talentuar te Akademise te cilet mund te jene me pas ne vemendjen e ekipit te pare. Fillimi duket shume i mbare ne kete drejtim, shpresojme te vazhdoje keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/