Ish mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares suedeze, Freddy Ljungberg mori përkohësisht drejtimin e Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emery dhe në pritje të emërimit të një tjetër trajneri në pankinën e “Topçinjve”.
Ljungberg është një emër mjaft i dashur për fansat e Arsenalit, pasi ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj, ku për disa kohë ka spikatur me lyerjen e flokëve ngjyrë të kuqe, ndërsa më vonë pozoi me të brendshme për të reklamuar mbathjet “Calvin Clain”.
Megjithatë e vetmja gjë që “e ndan”, Lujnberg nga “Topçinjtë” është bashkëshortja e tij 31-vjeçare Natalie Foster, me të cilën trajneri i përkohshëm i Arsenal është martuar prej vitit 2014.
Kjo pasi Natalie është një tifoze e zjarrtë e skuadrës tjetër londineze, Tottenhamit të Mourinhos dhe këtë e ka shfaqur në jo pak raste, kur ka ndjekur “Spurs” nga shkallët e stadiumit.