Bashkia e Malesise se Madhe ka garantuar fondin per ekipin e Veleçikut dhe jo vetem per gjysmen e dyte te ketij sezoni, por edhe per nisjen e kampionatit te ardhshem.
Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te zhvilluar diten e sotme, e cila ka konsistuar ne miratimin e projekt- buxhetit te kesaj Bashkie per vitin 2019, jane miratuar edhe plot 135 milione leke per ekipin e futbollit te Veleçikut. Nje shifer kjo e kenaqshme dhe qe do te ndikoje ne mbarevajtjen e ecurise se ekipit.
Ne fakt duhet thene se ka nje rritje te ndjeshme te fondit qe kjo Bashkia ka akorduar per futbollin. Per vitin 2018 ky fond ka qene 70 milione ndersa per 2019 eshte gati dyfishuara.
Presidenti i ekipit, njekohesisht edhe kryebashkiak, Tonin Marinaj, gjithmone ka premtuar mbeshtetje per ekipin dhe kete po e tregon edhe me rritjen e fondeve per te, duke i gezuar njekohesisht pjestaret e kesaj skuadre.
Veleçiku aktualisht ndodhet ne vendin e gjashte ne renditje dhe objektivi per sivjet eshte qendrimi ne kategorine e pare. Me siguri qe do ia dale sepse te pakten financat i kane te garantuara.