Bashkia Shkodër, 100 milionë lekë për merkaton
Kaq është fondi që Bashkia Shkodër mendohet të akordojë për merkaton e janarit. Këtu bëhet fjalë vetëm për këstet e kontratave të futbollistëve që mendohet të vishen kuqeblu. Me llogaritë e bëra, me këtë shumë pretendohet të merren të paktën katër futbollistë cilësorë. Por për t’I marrë ato, natyrisht që mund të ketë largime nga rradhët e ekipit. Kjo ende nuk është përcaktuar ndonëse po përmenden edhe emrat e parë që mund t’I japin lamtumirën skuadrës që në muajin janar. Me 100 milionë lekë të vjetra në dispozicion krerët kuqeblu do tentojnë të bëjnë më të mirën emundshme për të marrë lojtarët që I nevojiten, në repartet e duhura. Kësaj shume mund t’I shtohet edhe ajo që do derdhë në klub Sukaj ose Vajushi në rast të largimit të tyre nga skuadra dhe nëse kjo ndodh, atëherë do ishte një shumë mëse e mjaftueshme për të bërë një merkato cilësore. Tek Vllaznia gjërat bëhet të planifikuara tashmë dhe Bashkia Shkodër, aksionerja e vetme, I planifikon gjërat që më përpara. Që do të thotë se shuma prej 100 milionësh që është deklaruar për merkaton, tashmë duket se është në buxhetin e këtij institucioni për t’u miratuar për gjysmën tjetër të sezonit, përveç atyre që do duhen për rrogat dhe shpenzimet e tjera.