Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj ka përfituar sot një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra për një periudhë tremujore në prag të pjesmarrjes së tij në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në verë në Londër. Kjo shumë e caktuar, do të jetë shtesë e trajtimit ushqimor për këtë sportist të cilësisë së lartë pikërisht në përgatitjet e tij për pjesmarrjen në këtë eveniment kaq të rëndësishëm të sportit botëror. Pra, për tre muaj me rradhë, për Qerimajn do të ketë një shtesë nga 200 mijë lekë të vjetra për trajtimin ushqimor. Vendimi për këtë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër. Por ndërsa, Shkodra i ka shtuar 600 mijë në trajtimin e tij për përgatitjet e “Londra 2012”, Federata Shqiptare e Peshëngritjes i ka hequr atij bursën olimpike prej 800 dollarësh në muaj, duke ia ka kaluar një sportisti tjetër. Ky ende nuk është një vendim që ka gjetur zbatim sepse pritet ta miratojë dhe Komiteti Olimpik megjithatë kërkesa nga ana e FSHP-së është bërë për t’ia hequr Qerimajt këtë bursë olimpike të cilën e ka patur prej disa vitesh ngaqë ka qenë peshëngritësi më i mirë i vendit me arritje të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare. Duket se “lufta” mes tij dhe presidentit të kësaj federate, shkodranit Esat Ademi vazhdon sërish dhe prandaj Erkanq Qerimajt shumë shpejt mund t’i hiqet bursa olimpike.

www.shkodrasport.com