FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Bashkia Shkodër, 8 milionë ekipit për fitoren ndaj korçarëve
Bashkia Shkodër, 8 milionë ekipit për fitoren ndaj korçarëve
Edhe për ndeshjen e rradhës me Skënderbeun, Bashkia Shkodër si administratorja e klubit të futbollit Vllaznia, ka akorduar të njëjtën premio si për ndeshjen e kaluar në Fier ndaj Apolonisë. Pra, në rast fitoreje në takimin me korçarët, ekipi shkodran do të shpërblehet me 8 milionë lekë të vjetra. Nëse shuma e premtuar për fitoren në Fier tashmë është marrë nga futbollistët kuqeblu përmes bankës, ata kanë në dorë të marrin të njëjtën shumë sërish nëse fitojnë edhe në ndeshjen e rradhës. 16 milionë lekë për një javë, sigurisht që janë treguesi më i mirë që tregojnë se Bashkia Shkodër e ka marrë shumë seriozisht financimin e skuadrës pasi e kuptoi që zgjidhja nuk ishin gjobat por shpërblimet. 8 milionë lekët e premtuara për fitoren e nesërme ndaj Skënderbeut, me siguri që do t’i nxisin edhe më tepër futbollistët kuqeblu për të marrë fitoren.