Vllaznia e femrave ka shkelqyer pasditen e sotme duke fituar ndeshjen gjysmefinale te grupit 2 te “UEFA Women’s Champions League” me rezultatin 3-0 ndaj kampiones se Gjeorgjise Lanchkhuti. Nje fitore qe ne fakt ka marre edhe vemendjen e madhe te mediave dhe njekohesisht edhe te opinionit sportiv te cilet krenohen me kampionen shqiptar per kete perfaqesim dinjitoz ne kompeticionin me te rendesishem europian.

Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu me dy institucione te tjera ndonese kane kaluar gati tre ore e gjysem nga perfundimi i ndeshjes. E para, Bashkia Shkoder e cila eshte e kujdesshme ne fakt per te pasqyruar ne faqen e saj edhe suksesin me te vogel te çdo sporti edhe me ekipet e moshave, por “harron” te uroje Vllaznine e futbollit te femrave per kete fitore ne Europe!!!

E kur kane kaluar me shume se tre ore qe ka perfunduar ndeshja, edhe institucioni i futbollit shqiptar- FSHF nuk ka bere asnje postim per kete sukses te kampiones se saj, ndonese nuk ka harruar t’i beje jehone fitores se kombetares U17 ne miqesoren me Luksemburgun!!!

Vllaznia e femrave ne fakt eshte krenari per Shkodren dhe Shqiperine dhe prandaj duhet te marre vemendjen e duhur sepse ne fund te fundit ne Europe ajo nuk perfaqeson vetem presidentin Matija, trajnerin Leka dhe futbollistet, por perfaqeson nje komb te tere./www.shkodrasport.com/