100 vjetori i themelimit të shoqnisë Vllaznia është thënë se do të jetë viti i Vllaznisë dhe jo më kot, Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia kanë përfituar nga zhvillimit i Memorialit Ndërkombëtar të boksit që të organizojë një ceremoni shumë interesante.
Bëhet fjalë për shpalljen e “10 boksierëve më të mirë të shekullit” të Sportklub Vllaznia, vlerësim ky i dalë nga komisioni i ngritur me specialistë të këtij sporti.
Për këtë arsye, Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia kanë ndarë nga një “Çertifikatë Mirënjohje” për secilin prej tyre. Ato jane dorezuar nga kryebashkiakja zj.Voltana Ademi, kryetarja e Keshillit te Qarkut, zj. Greta Bardeli, presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopuli, presidenti i Federates Kosovare te boksit Mehmet Bogujevski dhe drejtori i Pergjithshem i Kadastres se Shqiperise Artan Lame.
Po kush janë më të mirët.
1. Fadil Efovia 6 herë kampion i Shqipërisë
2. Artur Gavoçea 15 herë kampion i Shqipërisë
3. Besnik Limani 12 herë kampion i Shqipërisë
4. Nelson Hysa 12 herë kampion i Shqipërisë
5. Sokol Buliqi 8 herë kampion i Shqipërisë
6. Jetmir Kuçi 8 herë kampion i Shqipërisë
7. Sead Bushati 8 herë kampion i Shqipërisë
8. Christian Demaj 7 herë kampion i Shqipërisë
9. Blerim Aliaj 5 herë kampion i Shqipërisë
10.Besnik Gjetaj 4 herë kampion i Shqipërisë
Trajneri i shekullit: Zef Gjoni