Kane kaluar dy jave nga shkrimi jone i fundit dhe qe atehere askush “nuk eshte bere i gjalle”. Bashkia Shkoder ende nuk ka hedhur asnje hap per rialokimin e fondeve per shoqatat sportive per vitin 2025. Se kur do ta beje nje gje te tille, kete per momentin askush nuk di te te thote.
Sporti shkodran eshte me syte nga ky institucion. Ne fakt duket disi e çuditshme nje neglizhence e tille e ketij institucioni, ose me mire te themi e personave pergjegjes te saj sepse Bashkia ne fakt e po ashtu edhe Keshilli Bashkiak e kane bere punen e tyre me miratimin e fondit prej 440 milione lekesh te vjetra per 15 shoqatat sportive, per veprimtarine e tyre ne kete vit.
Po çfare po ndodh? Nga sa kuptojme, problemi i vetem eshte se njerezit pergjegjes per ndarjen e ketij fondi sipas shoqatave, ende nuk jane mbledhur te gjithe sebashku per te vene pikat mbi “i” dhe per t’i dhene rruge ketij procesi. Dhe ne fakt kjo gje i ka penalizuar se tepermi te gjithe ekipet sportive.
Ndoshta zyrtaret bashkiake nuk e dine qe aktualisht te gjithe sportistet dhe trajneret nuk do te marrin asnje leke deri nga fundi i muajit prill ose fillimi i muajit maj. Ata nuk e dine qe sportistet dhe trajneret qe perfaqesojne aktualisht Vllaznine shkojne ne te gjithe aktivitetet jashte Shkodres me shpenzimet e tyre.
Zyrtaret e Bashkise Shkoder ndoshta nuk jane mesuar qe t’u vonohet rroga nje apo dy dite dhe nuk ja kane idene se çfare do te thote qe sportistet dhe trajneret te marrin ate pak se çfare u takon me 3-4 muaj vonese!!! Dhe per çfare shumash behet fjale? 70-80 per qind e tyre nuk e kalojne shumen e 200 apo 300 mije lekeve te vjetra ne muaj!!!
Kuptohet qe kryetari i Bashkise e ka bere detyren e tij ashtu si dhe Keshilli Bashkiak duke e miratuar fondin. Ato qe duhet te bejne detyren e tyre tashme jane nenpunesit, te cilet duhet te hapin sa me shpejt te jete e mundur thirrjen per hapjen e projektit RELOAD per perfitimin e fondeve nga Shoqatat Sportive.
Shkodra eshte “Qyteti Europian i Sportit” per vitin 2025″, por ne fakt nuk po trajtohet e tille. sepse me shume mundesi, levrimi i fondeve do te behet atehere kur kampionatet e Lojerave me Dore te kene perfunduar dhe po ashtu edhe shumica e aktiviteteve te sporteve te tjera te jene kryer. Dhe atehere do te jete vone. Sot, çdo dite e me shume, te rinjte ne Shkoder nuk duan te merren me sport dhe menyra si po veprohet nga Bashkia Shkoder, po ben qe edhe ata te cilet jane aktualisht pjese e sportit, ta braktistin ate.(www.shkodrasport.com)