Rikthimi pas shume vitesh ne kampionat dhe paraqitjet e mira qe bene ne te duke shkuar deri ne gjysmefinale, jane vetem fillimi i nje rrugetimi te gjate dhe me te suksesshem te Vllaznia futsall. Projekti i drejtuesve te saj eshte shume serioz dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive.

Per me teper qe ky ekip pritet qe ne te ardhmen te kete edhe mbeshtetjen e Bashkise Shkoder. Diten e sotme ka qene vete kryebashkiaku Bardh Spahia qe ka pritur ne zyren e tij te gjithe pjestaret e Vllaznise futsall. Nje gje e tille behet e ditur nga faqja zyrtare e Bashkise Shkoder ku shkruhet:

“Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim djemtë dhe stafin teknik të Futsallës Vllaznia. Megjithëse një ekip i ri, në një vit nga formimi i tij ka treguar shpirt gare dhe rezultate duke konkurruar ekipe të krijuara prej vitesh.

Bashkia Shkodër e ka mbështetur me ambjentet për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve këtë ekip, ndërsa po projektohet për vazhdimësinë që të mbështetet si disiplinë zyrtare. Suksese djemve kuqeblu të futsallës”./SHKODRA-SPORT.COM/