Bashkia e Shkodrës sapo ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një video informuese, lidhur me opinionin e qytetarëve shkodranë për shitjen e klubit të futbollit “Vllaznia”.
Publikimi vjen vetëm pak orë para se Këshilli Bashkiak Shkodër të shprehur lidhur me atë që konsiderohet si privatizimi i klubit kuqeblu.
Konstatohet se pyetsorit online të afishuar nga Bashkia Shkodër, i janë përgjigjur 70 persona. Nga ata, pjesa dërrmuese janë të gjinisë mashkullore.
Masivisht, qytetarët kërkojnë që blubi i futbollit të nxjerrë kuotat në shitje. Interesant është fakti se shumë persona kërkojnë që një kuotë 10% e aksioneve ti lihet për blerje nga ana e tifozëve.
Më poshtë, mund të ndiqni videon e publikuar nga Bashkia Shkodër, ku janë përfshirë edhe opinionet e qytetarëve në fund të saj. /ShkodraWeb/
Po ashtu, kërkohet që Bashkia të mbajë aksione apo të ketë të drejtën e parablerjes së aksioneve nëse nuk arrihen objektivat sportivë apo financiarë ose kur shoqëria rrezikon falimentin.