Do të jetë data 21 tetor kur Bashkia Shkodër do të prishë zyrtarisht kontratën me kompaninë zviceriane “Gea Sport”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë këtij institucioni sipas të cilëve, edhe afati i caktuar për të bërë pagesat sipas kontraës, ka përfunduar dhe presidenti i kësaj kompanie Roberto Nava nuk ka bërë realitet sërish asnjë pagesë në numrin e llogarisë së klubit të futbollit Vllaznia. Për këtë arsye, meqë edhe sot, data 13 tetor nuk kishte sërish asnjë pagesë në bankë, drejtuesit e Bashkisë merret vesh se e kanë ndarë tashmë mendjen për prishjen e kontratës së bashkëpunimit me kompaninë “Gea Sport”.
Kjo do të bëhet në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më 21 tetor aty ku këshilltarët do votojnë tashmë për prishjen e saj. Njëkohësisht do votojnë edhe për miratimin e një fondi që do duhet për mbarëvajtjen e ekipit gjatë kësaj periudhe deri në fundin e muajit dhjetor. Po ashtu, mendohet që zëvendëspresidenti aktual Isuf Isufi të jetë sërish pjesë e klubit për ta drejtuar me profesionalizëm ashtu siç ka bërë deri tani dhe për të ndihmuar në administrimin e punëve të tij.
© shkodrasport.com