Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj ka pritur ditën e sotme skuadrën e Tiranës. Kryebashkiaku ka vendosur të japë 15 milionë lekë të reja premio për bardheblutë. Shuma e akorduar nga Bashkia e Tiranës do kalojë në llogaritë e futbollistëve që fituan kampionatin 2021/22.
Kujtojmë se kryeqytetasit u kurorëzuan kampionë sezonin e fundit, për herë të 26- të në historinë e klubit. “Premio do kalojë në llogaritë personale të futbollistëve”, u shpreh Veliaj.
Tirana do përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Champions League. Bashkia si aksionere e klubit, ka dhënë premio dhe në titullin kampion të fituar 2 vite më parë, për të treguar mbështetjen ndaj sukseseve të tilla.
Nderkohe pyetja qe lind eshte nese do te beje te njejten gje Bashkia Shkoder me Vllaznine, ekipin fitues te Kupes se Shqiperise? Deri tani nuk ka ne fakt asnje shprese ndonese Klubi i Futbollit nuk eshte me barre financiare per financat e ketij institucioni dhe aktualisht nuk i merr asnje leke atij.
Nje shperblim si ky i Tiranes, por qofte edhe me i vogel, thjesht do te ishte shembulli me i mire i mbeshtetjes qe Bashkia Shkoder ka per futbollin dhe Vllaznine.