Më në fund është zyrtare. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër kanë vendosur që t’i japin rrugën ardhjes së një presidenti të ri në krye të Vllaznisë. Vendimi thuhet se është marrë sot nga kryebashkiaku Luka në një takim që ka patur me drejtuesit e tjerë të klubit. Ajo çfarë do bëhet tashmë sigurisht që është studimi i ofertave që kanë ardhur në zyrat e këtij institucioni dhe më pas, do përzgjidhet oferta më e mirë, ajo më konkretja që do ndihmojë në ringritjen e ekipit të Vllaznisë.
Thuhet se gjëja e parë që do bëhet do jetë studimi i ofertës së ardhur nga kompania zvceriane GeaSport por pa lënë mënjanë edhe ato të firmave të tjera. Brenda vetëm pak ditësh pritet që Bashkia Shkodër të dalë në një konkluzion përkatës për të përzgjedhur edhe presidentin e ri që do të drejtojë klubin.