Superliga e basketbollit të meshkujve është gati për serinë e finaleve, takime që do të vendosin edhe fatet e titullit kampion për sezonin 2022-2023.

Përballë njëra-tjetrës, siç dihet, do të jenë Besëlidhja dhe Tirana, ndërsa sfida e parë do të luhet nesër në orën 18:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, me lezhjanët që luajnë si pritës. Për Besëlidhjen mbërritja në finale është historike, por ekipi i trajnerit Afrim Bilali sigurisht që nuk kënaqet me këtë arritje, pasi kërkon trofeun.

Ata e mbyllën sezonin e rregullt në vend të parë, Besëlidhja kaloi në gjysmëfinale Kamzën. Ndërkohë në krahun tjetër, Tirana rikthehet në finale pas 5 vitesh, që prej shpalljes kampionë në vitin 2018.

Bardheblutë e Erkand Karajit kanë pasur një ngritje të jashtëzakonshme në pjesën e fundit të sezonit, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan një prej pretendenteve kryesore, kampionen në fuqi, Teutën.

Ne Lezhe mezi e presin kete ndeshje te pare dhe drejtuesit e ekipit kane vene autobuze pa limite ne dispozicion per tifozet e kesaj skuadre qe duan te udhetojne drejt kryeqytetit per ta mbeshtetur Beselidhjen ne kete ndeshje finale te kampionatit.