Pavaresisht se te pakten ne gjysmen e pare te ndeshjes ka luajtur me mire dhe madje ka shkuar ne pushimin e saj ne avantazh, Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia ka dale qe te fitoje mbremjen e sotme ne Durres ndaj Teutes ne ndeshjen e pare te fazes se dyte te kampionatit. Kjo sepse durrsaket kane luajtur me mire ne pjesen e dyte dhe ne fund kane fituar me shifrat 92-86.
Takimi ka nisur i forte dhe me rivalitet dhe si rrjedhoje ne fund te 10 minuteshit te pare te tij do te fiksoheshin shifrat e barabarta 20-20. Kjo linte te kuptohet se do te kishte nje lufte te forte sportive edhe me pas. Ne perioden e dyte, do te luante me mire Vllaznia e cila e fiton ate 21-17 dhe ne kete menyre shkon ne pushim me nje avantazh prej 4 pikesh.
U mendua se kuqeblute do ta ruanin gjate kete avantazh, por nuk do te ndodhte keshtu. Vendasit e rrisin lojen e tyre dhe e fitojne perioden e trete 31-25 duke e kthyer edhe rezultatin e pergjithshem ne favorin e tyre. Por epersia ishte vetem dy pike dhe plotesisht e rikuperueshme per Vllaznine.
Trajneri Bekteshi i udhezoi si duhet lojtaret e tij, por ne fakt perioda e katert nuk nis aspak mire, me Teuten qe e thellon avantazhin. Vllaznia mundohet te reagoje, por vetem per pak kohe sepse ne fund eshte Teuta ajo qe e fiton edhe kete periode 24-20 dhe kesisoj krejt ndeshjen me shifrat 92-86.
Per Vllaznine pikeshenuesi me i mire ishte Walton me 23 pike dhe pas tij Wilkins 22, Shestani 18, Wright 15 dhe Memçaj 8 pike. Pas javes se gjashte te kampionatit, shkodranet vazhdojne te jene ne vendin e fundit te renditjes me 7 pike te grumbulluara duke konfirmuar edhe njehere tjeter momentin jo te mire qe po kalojne./www.shkodrasport.com/