Besëlidhjen nuk mund ta ndale askush. E ka provuar sot edhe Teuta ta beje kete gje, por ne fakt nuk ia ka dale sepse lezhjanet jane treguar te forte ashtu si ne fillim te sezonit dhe kane dale triumfues me rezultatin 104-95.

Kjo eshte fitorja e 14-te rradhazi per skuadren qe drejtohet nga trajneri shkodran Afrim Bilali ne po kaq ndeshje te luajtura dhe si rrjedhoje vazhdon te kryesoje me merite dhe e vetme renditjen e kampionatit.

Ne fakt ndeshja e sotme e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka nisur me mire per durrsaket te cilet e fituan perioden e pare te saj ne shifrat 31-24. Beselidhja mundohet te reagoje ne te dyten te cilen e fiton 23-20, por gjithsesi eshte Teuta qe shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 4 pikesh ne favorin e saj.

Por vetem kaq. Ne perioden e trete, Beselidhja fiton 27-21 duke e kaluar avantazhin ne favorin e saj, nderkohe qe ne 10 minutat e fundit te ndeshjes do te fitonte serish 30-23 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 104-95.

Tre pikeshenuesit me te mire per skuadren veriore kane qene pikerisht Garrick me 27 te tilla te shenuara, ndersa Hamati ka shenuar 20 dhe Angle 18 pike. Beselidhja ne kete menyre me formen qe po tregon, ecen e sigurte drejt titullit te dyte kampion.(www.shkodrasport.com)