Beselidhja e basketbollit te meshkujve merr edhe fitoren e trete ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 112-75 ekipin e Flamurtarit, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Lezhjanet e Afrim Bilalit e kane nisur ne menyren e duhur ndeshjen dhe perioden e pare e mbyllin me rezultatin e thelle 32-8. Epersia do te thellohet edhe me shume ne te dyten qe mbyllet 23-16 dhe dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 31 pikesh ne favor te Beselidhjes.
Ne dy periodat e fundit lezhjanet aktivizojne te gjithe lojtaret sepse tashme fatet e ndeshjes jane vendosur. E treta mbyllet 28-25, ndersa e katerta 29-26 dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat 112-75.
Blake me 32 pikë ishte shënuesi më I mirë për Besëlidhjen, e me pas Philbert me 19, Grazhdani me 13, Eldi Hysa me 12 dhe Robert Shestani me 11 pike te shenuara.
Kjo fitorja ndaj Teutes ka qene e treta rradhazi per Beselidhjen ne po kaq ndeshje te zhvilluara nderkohe qe me pare kishte fituar ndaj Teutes (90-67) dhe Kamzes (100-69)./SHKODRA-SPORT.COM/