Beselidhja e ka fituar ndeshjen e pare gjysmefinale te kampionatit ndaj Vllaznise. Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe eshte mbyllur me rezultatin 78-65 ne favor te lezhjaneve.

Ata e kane nisur mire kete perballje dhe e kane mbyllur perioden e pare me shifrat 25-12. Vllaznia u mundua te reagonte ne 10 minuteshin e dyte megjithate ka vetem nje ngushtim te vogel prej nje pike. Ai mbyllet 21-20 per shkodranet qe kesisoj shkojne me nje disavantazh prej 12 pikesh.

Por ne te treten ndodh nje permiresim edhe me i madh i lojes per djemte e drejtuar nga trajneri Eni Llazani dhe arrin ta ngushtoje ne nje moment diferencen deri ne 4 pike. Gjithsesi ajo do te mbyllej 17-11 per Vllaznine dhe ne kete menyre diferenca do te reduktohej ne 6 pike.

Kjo dha shpresen per nje permbysje te shifrave ne perioden e fundit dhe ne fakt fillimi eshte i mire, megjithate Beselidhja herepashere e thellonte serish diferencen. Dhe ne minutat e fundit gjithçka flet per te teksa i gjithe takimi do te mbyllej me nje epersi prej 13 pikesh, pra me rezultatin e pergjithshem 78-65.

Gjysmefinalja e dyte ne mes ketyre dy skuadrave do te luhet diten e diele ne oren 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe Vllaznia sigurisht qe do te tentoje fitoren per te barazuar numrin e takimeve te ketij raundi te parafundit drejt titullit kampion.(www.shkodrasport.com)