Superliga e basketbollit të meshkujve ka kompletuar javën e 17- të me sfidën e mbrëmshme Besëlidhja-Kamza, një takim që vendoste përballë dy skajet e tabelës. Besëlidhja nuk e pati aspak të vështirë për të siguruar fitoren, madje e arriti atë me rezultat të thellë dhe treshifror.
Kështu ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali triumfoi në 116-66 (22-14, 23-16, 34-15, 25-21), duke komanduar në të katër periodat. Me 19 pikë e 8 kërcime, Vinsent Grazhdani ishte lojtari me rendimentin më të lartë për lezhjanët.
Kjo ishte fitorja e 17-të në po kaq javë për Besëlidhjen, ndërsa, nëse numërojnë edhe takimet e kampionatit të kaluar, lezhjanët regjistrojnë plot 44 triumfe radhazi.
Dhe pas sezonit të parë që u kurorëzua me titullin kampion, tashmë ata po shpresojnë që të bëjnë të tyrin edhe titullin e dytë rradhazi dhe kjo do të ishte vDhe pas sezonit të parë që u kurorëzua me titullin kampion, tashmë ata po shpresojnë që të bëjnë të tyrin edhe titullin e dytë rradhazi dhe kjo do të ishte vërtetë një arritje historike për këtë skuadër.