Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson humbjen e trete rradhazi duke rikonfirmuar edhe njehere se i ka bere nje start aspak te mire kampionatit. Mbremjen e sotme ajo ka humbur ndaj kampioneve ne fuqi te vendit, basketbollisteve te Beselidhjes me rezultatin 84-95.
Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ka dhuruar shume emocione per tifozet e pranishem. Kane qene lezhjanet te cilet e kane mbyllur perioden e pare me avantazhin 29-26, nderkohe qe ne te dyten ka barazepeshe, 26-26 megjithate jane lezhjanet qe shkojne me nje avantazh prej tre pikesh ne pushimin e ndeshjes.
Djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali e kane nisur mire edhe perioden e trete te cilen e kane fituar 23-17 dhe ne kete menyre ata kontrollojne gjithçka ne fushe, pavaresisht perpjekeve te vendasve. Ne 10 minuteshin e fundit, siglohet rezultatin 17-15 dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllet me shifrat 95-84 per Beselidhjen qe koleksionon fitoren e trete rradhazi.
Per Vllaznine pikeshenuesi me i mire ne kete ndeshje ka qene Wilkins me 21 pike, nderkohe qe per Beselidhjen me i miri ne kete perballje ka rezultuar Julian Hamati me 27 pike./www.shkodrasport.com/