Nga Gjergj KOLA
Beselidhja ne basketboll per meshkuj nuk ka nder mend te ndalet. Mbremjen e sotme ajo ka triumfuar edhe ndaj Tiranes dhe si rrjedhoje siguroi fitoren e peste rradhazi duke kryesuar e vetme renditjen e kampionatit.
Takimi mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit me Tiranen si pritese, por kjo nuk e ka penguar Beselidhjen qe ta dominonte ndeshjen nga fillimi e deri ne fund duke fituar pastaj me shifrat 93-65. Nje rezultat ky qe tregon se ajo humbje ndaj bardhebluve ne finalen e kupes se Federates ka qene thjesht nje rastesi per skuadren e drejtuar nga Afrim Bilali.
Takimi i sotem eshte vendosur qe ne perioden e pare e cila eshte fituar me shifrat 33-16 nga Beselidhja dhe kjo ka bere qe stafi i kesaj skuadre t’u jape mundesine te luajne te gjithe lojtareve dhe si rrjedhoje ne perioden e dyte eshte fiksuar rezultati i barabarte 19-19. Ne perioden e trete qe mundohet te rihape ndeshjen duke e fituar ate 18-11, por vetem kaq.
Kampionet ne fuqi te vendit ne perioden e katert do te fitojne 30-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me nje diference prej 28 pikesh. Por sigurisht qe ajo do te kishte qene shume me e madhe, por trajneri Bilali aktivizoi plot 12 lojtare ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje ritmi i saj ka rene disi. Megjithate ajo qe mbetet eshte fitorja dhe Beselidhja vazhdon rrugen e saj te pathyeshmerise duke ecur e sigurte drejt titullit te dyte kampion rradhazi./www.shkodrasport.com/