Beselidhja ka ngritur trofeun e superkupes ne basketboll per meshkuj pasi fitori me nje rezultat te paimagjinueshem ndaj Tiranes. Nje ndeshje qe u luajt vetem ne koshin e Tiranes gjate kater periodave duke dhene ne perfundim rezultatin e thelle 100- 57.

Megjithese kryeqytetasit e Neptun Tirana ishin i vetmi ekip qe ka rivalizuar lezhjanet e Beselidhjes, ne ndeshjen qe u luajt kete mbremje ne Fier u pa nje dominance e thelle e basketbollisteve lezhjane qe e kthyen kete finale ne nje ndeshje stervitore.

Supermacia e Beselidhjes u oa qarte qe ne startin e ndeshjes dhe vijoi me kete ritem deri ne fund duke bere qe ky trofe te perfundoje ne duart e ekipit lezhjane.

Gjatë ndeshjes te Besëlidhja spikati Xhoshua me 18 pikë, teksa Tirana pati Endrit Hysenagollin që grumbulloi 17 pikë. Marvin Prodani dhe Bernard patën nga 5 asistë te lezhjanët, teksa 2 ishin të Giseld Ndrecës, Strazimirit dhe Lilajt te kryeqytetasit.

Kujtojmë se Besëlidhja shkoi në këtë finale si fituese e kampionatit, ndërsa Tirana ia doli në kupë. Tashmë sezoni për Besëlidhjen vazhdon në mënyrë perfekte, pasi hodhën prapa humbjen në finalen e kupës.

Pas ndeshjes, trajneri i Beselidhjes, Afrim Bilali, u shpreh se nuk ishte aspak surprize nje fitore kaq e thelle pasi per kete ishin stervitur dhe surprize mund te konsiderohej humbja e nje jave me pare ne shtese. Ai shtoi se i giithe ekipi funksionoi siç duhej dhe ishte mbrojtja ajo qe beri diferencen me te madhe pasi nuk e lejoi kundershtarin te gjuante vazhdimisht.