Vllaznia e basketbollit te meshkujve eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te zhvilluar ne Vlore ndaj Flamurtarit vendas. Nje humbje kjo me nje diference te konsiderueshme pikesh, 39-75, çka tregon se shkodranet nuk mund te maten me pretendentet per titull. Kujtojme qe Flamurtari ne kete ndeshje ka patur plot 6 lojtare te huaja ne rradhet e tij.

Skuadra shkodrane e ka nisur shume keq ndeshje dhe kete e tregon me se miri rezultati i 10 minutave te pare te saj te cilat jane mbyllur me shifrat 23-9 ne favor te Flamurtarit. Ky i fundit nuk e ka ulur per asnje moment ritmin e lojes se tij dhe perioda e dyte eshte mbyllur 25-9 duke bere qe ekipet te shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 30 pikesh ne favor te vendaseve.

Ne te treten jane fiksuar shifrat 16-9 po per Flamurtarin, nderkohe qe shkodranet ngushellimin e vetem e kane gjetur ne perioden e katert te cilen e kane fituar 16-11, por kjo nuk i ka mjaftuar per asgje sepse vlonjatet e mbyllen kete takim me shifrat e pergjithshme 75-39, pra me nje diference prej 36 pikesh ne favorin e tyre.

Tek Vllaznia te gjitha lojtaret kane qene ne hije ne kete takim dhe 39 piket e ndeshjes jane shenuar nga Melida Hykaj (10), Bernada Rreshpja (7), Anisa Bokrina (7) dhe Anisa Musaja (7), Isra Dibra (3), Medina Hykaj (3) dhe Sindi Kryeziu (2).

Pas javes se katert te kampionatit, Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa ka arritur te grumbulloje 5 pike ne 3 ndeshje te luajtura (2 fitore dhe 1 humbje) duke qene ne kete menyre brenda objektivit te saj, renditjen ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit. /www.shkodrasport.com/