Skuadra shkodrane mundi dje Studentin në shtëpi me rezultatin 64-54 (12-21, 5-9, 28-14, 19- 10). Një sukses që erdhi me përmbysje për Vllazninë, pasi ishin kryeqytetaset ato që bënë më mirë në dy periodat e para, duke shkuar në pushimin e madh me avantazhin e 13 pikëve.
Megjithatë vajzat kuqeblu kthyen gjithçka në favor të tyre në gjysmën e dytë të ndeshjes, duke e mbyllur sfidën me +10 pikë. Lojtarja e ndeshjes u shpall Bernarda Rreshpja, e cila udhëhoqi Vllazninë me 26 pikë, 18 kërcime dhe 7 asistime.
Për Studentin u dallua Marina Pëllumbi, autore e 24 pikëve dhe 8 kërcimeve. Kujtojmë që java e 18-të është hapur më 25 shkurt me fitoren e Partizanit kundër Elbasanit në shifrat 109-79,ndërsa këtë javë radhën për të qëndruar pushim e kishte Flamurtari.
Pas javes se 18-te Vllaznia ndodhet ne vendin e peste, me 21 pike, nje me pak se Teuta e vendit te katert por qe ka nje ndeshje me shume te luajtur.(www.shkodrasport.com)