Ende nuk ka nje date te sakte, por thuhet se do te fillojne se shpejti, megjithate diten e djeshme Federata Shqiptare e Basketbollit ka hedhur edhe shortin e kampionateve kombetare si te meshkujve ashtu edhe te femrave.
Femrat e Vllaznise qe drejtohen nga trajneri Bledar Gjeçaj ne javen e pare do te luajne ne transferten e Durresit ku do te ndeshen me Teuten vendase. Ja kalendari i plote i javes se pare te ketij kampionati:
1️⃣ K B Teuta -Vllaznia
2️⃣ Partizani-Studenti
3️⃣ Elbasani-Barleti
4️⃣ Flamurtari-Tirana
Ne kampionatin e meshkujve nderkohe do te marrin pjese 11 ekipe dhe ne javen e pare Vllaznia e Damian Bekteshit do te prese ne “Qazim Dervishi” ekipin e Skenderbeut te Korçes. Kalendari i javes se pare te kampionatit eshte si me poshte:
1️⃣ Partizani MCN -Elbasani
2️⃣ Kamza -Flamurtari
3️⃣ Vllaznia-Skenderbeu
4️⃣ Teuta -Beslidhja
5️⃣ Apollonia-Tirana Neptun
Ekipi i Fieri Basket javen e pare do te jete pushim.