Basketbolli i Beselidhjes tashme nuk eshte me nje rastesi, por nje realitet. Skuadra lezhjane jo vetem po shkelqen dhe dominon ne parketin tone me ekipin e te rriturve, por te njejten gje tashme ka filluar ta beje edhe me ekipin e te rinjve.
Diten e djeshme, Beselidhja U18 eshte shpallur kampione e vendit. Ne ndeshjen finale te kampionatit kunder ekipit Invaders, basketbollistet lezhjane jane treguar me te sakte duke fituar ne fund 66-62 dhe duke u kurorezuar ne kete menyre kampione te vendit per sezonin 2024-2025.
Nje merite e jashtezakonshme kjo qe shkon per basketbollistet Noel Heba, Daniel Meço, Etien Bogdani, Aron Mustafaj, Luis Spahiu, Mateo Jaho, Gabriel Kokonozi, Joel Veterniku, Dion Cenko, Elia Stavro, Tony Bakaviki, Kevi Gjergji, Dalin Korbi, Sejdi Demo e Enes Bilali. Po ashtu edhe e trajnerit Bruno Hoxha dhe e pjestareve te tjere te stafit teknik Benan Haxhiu dhe Anxhela Zereci e Benon Mustafaj.
Ne kete menyre duket se basketbolli lezhjan do te mbylle nje sezon shume te suksesshem sepse pasi ka fituar dy trofe me ekipin e te rriturve (kupe dhe Superkupe), tashme po pret edhe te tretin- titullin kampion dhe ketyre sukseseve i eshte bashkengjitur edhe titulli kampion me ekipin U18, çka e ka bere edhe me te bukur kete mbyllje sezoni per Beselidhjen.(www.shkodrasport.com)