Vllaznia në basketboll për meshkuj po bëhet gati për ndeshjen e së premtes ndaj Tiranës për kampionat, ndërkohë që në pankinën e saj ka patur lëvizje. Bëhet fjalë për postin e zëvendëstrajnerit. Kështu, njeriu që ka qenë krahu i djathtë i trajnerit Bledar Gjeçaj prej dy vitesh, Fatjon Hallunaj, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Nga sa mësohet, kjo ka ardhur për arsye personale të tij. Por nëse një Fatjon është larguar, një tjetër Fatjon i ka zënë vendin.

Bëhet fjalë për Taraboshin. Ai është edhe lojtar aktualisht por do të bëjë edhe punën e zëvendëstrajnerit të këtij ekipi.
© shkodrasport.com