Mbyllet kampionati i rregullt i basketbollit te femrave dhe Vllaznia e perfundon ate ne vendin e peste duke mos arritur kesisoj te futet ne zonen play-off. Ky ka qene verdikti i kampionatit aktual per skuadren e drejtuar kete sezon nga Medina Mustafa.

Diten e djeshme ajo ka pritur ne “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit te cilin e ka mundur me rezultatin 63-38. Per basketbollistet shkodrane nuk ka patur asnje pengese per arritjen e kesaj fitoreje dhe pikeshenuesja me e mire per Vllaznine ka qene pikerisht Sindi Kryeziu e cila shenoi 15 pike.

Te tjerat jane shenuar nga Medina Hykaj (12), Ingrid Dashja (11), Isra Dibra (10), Melida Hykaj (9), Rumejsa Haka (4) nderkohe qe Senada Spata ka shenuar 2 pike ne kete takim.

Vllaznia ne kete menyre nuk arrin dot te jete ne katershen e ekipeve me te mira qe do te vazhdojne garen ne fazen play-off, sepse ka qene Teuta qe ia mori kete te drejte ne ndeshjet e fundit.(www.shkodrasport.com)