5 minutat e shteses kete here nuk kane rezultuar me fat per basketbollistët e Vllaznise. Kete here ata jane mundur nga Teuta ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pas 45 minutash loje, durrsaket kane triumfuar me rezultatin e pergjithshem 96-91.

Ndeshja ka filluar qe ne start me nje rivalitet te madh dhe kjo e ka shoqeruar gjate periodes se pare e cila u mbyll me shifrat 24-23 ne favor te miqve. Ata e kane rritur edhe me shume lojen ne perioden e dyte e cila u mbyll 26-14 po per ta dhe ne kete menyre Teuta shkon ne pushim me nje diference prej 13 pikesh.

Teuta vazhdon ta shtonte epersine edhe ne perioden e trete e cila fitohet serish 22-16 prej saj dhe me nje diference prej 19 pikesh 10 minuta para fundit te takimit, duket se gjithçka eshte mbyllur, por nuk do te ndodhte keshtu. Vllaznia ben thuajse te pamunduren ne perioden e fundit.

E fiton 31-12 dhe ne kete menyre e koha e rregullt e ndeshjes do te mbyllej ne shifrat e barabarta 84-84, çka e beri te nevojshme “overtime”. 5 minutat e saj shfaqen nje Teute me te mire ne fushe e cila arriti te triumfonte ne fund me rezultatin e pergjithshem 96-91. Per Vllaznine pikeshenuesi me i mire ka qene Wilkins me 20 te tilla, ndersa Shestani, Walton dhe Arnold kane shenuar nga 19 secili, ndersa Memçaj dhe Wright shenuan nga 7 pike./www.shkodrasport.com/