Vllaznia e basketbollit te meshkujve humbet edhe ndaj Tiranes. Keshtu pas asaj te javes se kaluar me Teuten, basketbollistet kuqeblu nuk ia kane dale as ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate ndaj bardhebluve te luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Fahrije Hoti” te kryeqytetit.

Keta te fundit kane triumfuar me rezultatin 89-80. Ne fakt, suksesi i Tiranes u sigurua ndoshta qe ne pjesen e pare te ndeshjes qe u mbyll me shifrat 50-36. Perioda e pare ishte e luftuar nga te dy ekipet dhe si rrjedhoje gjithçka u mbyll ne barazim 21-21.

Por krejt ndryshe do te ishte situata ne perioden e dyte e cila u dominua ne te gjitha drejtimet nga Tirana e cila e fitoi ate 29-15 dhe kaq ka mjaftuar qe ajo te kontrollonte gjithçka ne fushen e lojes ne dy periodat e mbetura te ndeshjes.

E treta solli njefare reagimi te Vllaznise qe u fitua prej saj ne shifrat 25-19 duke e ngushtuar ne njefare menyre diferencen, por ne te katerten u siglua rezultati 20-19 dhe ne kete menyre i gjithe takimi u fitua nga bardheblute me shifrat 89-80.

Pikeshenuesit me te mire te skuadres shkodrane ne kete ndeshje ishin amerikanet Wilkins dhe Walton me nga 19 pike secili, ndersa pas tyre ishte Shestani me 13, Rakaj me 11 dhe Wright me 10 pike./www.shkodrasport.com/